Qëlloi me armë në ajër nga makina, arrestohet 34-vjeçari me precedent penal

Një 34-vjeçar në Lapardha të Beratit është arrestuar nga policia pasi qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 në një rrugë të fshatit Lapardha, teksa 34-vjeçari me iniciale H.D. ka qenë në automjetin e tij.

Policia, pas informacionit që mori, bëri të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, person me precedent penal.

Për të njëjtën ngjarje u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një 34-vjeçar me iniciale E.S., i cili dyshohet se ka shoqëruar në automjet të arrestuarin dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej