Qesja me kafkën e dekompozuar në Berat, reagon Policia: Do të

Policia e Beratit bën me dije se mbetjet kockore që u gjetën pasditen e sotme pranë varrezave, do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se gjetja e kafës s dekompozuar nuk ka të bëjë me ngjarje kriminale.

“Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale”-thuhet në njoftimin e policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej