Qeveria e Dumanit

E struktur prej 24 orësh, që kur u publikua lajmi i punësimit të motrës së Nuredin Dumanit në ministrinë e Jashtme, Olta Xhaçka pret të kalojnë tre ditët e famshme të “çudisë shqiptare”.

Madje, siç mësohet, Edi Rama e ka urdhëruar që të mos dalë për ta trashur më shumë zullumin, ndërkohë asnjërit nuk i bën përshtypje dalja e këtij skandali aq të madh, ku motra e një vrasësi serial punësohet në një zyrë të diplomacisë shqiptare, ndërkohë sa e sa nxënës ekselentë që kanë mbaruar në universitete prestigjoze, nuk i qas askush.

Imagjinojeni për një moment si mund të ketë ndodhur punësimi i motrës së Dumanit në ministrinë e Jashtme para dy vjetësh, kur ai ishte i kërkuar ndërkombëtar për vrasje në të gjithë vendin.

Janë dy variante: i pari-Nuredin Dumani me banim në Durrës, ku sipas gjasave i ka çuar fjalë Non Grata-s së Durrësit, i cili ngjit si me zamkë në mjedisin e krimit, duke qenë edhe si biçim koordinatori, se ka një motër që është zheni në mësime dhe do ta punësojë në një vend të mirë.

“Diplomate dua ta bëj, e meriton”, mund t’i ketë thënë kryetarit real të bashkisë së Durrësit, dhe ky i fundit, ka marrë përsipër t’i bëjë nderin, duke shtuar se “ndoshta ndonjë ditë kam nevojë për ty”.

Varianti i dytë: E mbani mend ish-numrin 2 të PS-së, kreun politik të qarkut të Elbasanit, i cili donte të bëhej ministër i Brendshëm dhe në festën e PS-së Rama e ndaloi të dilte në publik? Ka shumë gjasa që të ishte ky shkesi i këtij punësimi, meqë Dumani vepronte në Elbasan, e kokat e krimit atje e kishin ortak.

“Një shoku jonë kërkon të punësojë motrën në ministrinë e Jashtme, e ka me të gjitha dhjeta”, mund t’i ketë thënë në kafenenë ku ai takohej gjithmonë me “trimat”.

“Po në vend o vlla, mos të rregullojmë familjarët, çfarë jemi ne”. E kështu ka telefonuar Xhaçkën se na duhet të punësojmë një studente ekselente dhe njeriun tonë të partisë.

Po a e ka ditur ministrja e Jashtme e vetë Edi Rama, që motra e një vrasësi si Nuredin Dumani, jo vetëm që është punësuar në ministrinë e Jashtme, por ka edhe certifikatë sigurie të klasit të parë?

Sipas të gjitha gjasave e kanë ditur, sepse nuk bëhet fjalë për një punësim të thjeshtë, por për një nder që i është bërë një monstre, një vipi të botës së krimit, i cili vetëm kur rrezikoi të vritej pranoi të pendohet.

Vetëm në tre ditët e fundit patëm tre raste të punësimit në administratën e shtetit të njerëzve të lidhur me krimin e organizuar. E Këta nuk janë raste, por një fenomen i ngulitur në konceptin e Bablokut për të bërë shtet.

Drejtor ujësjellësi në Laç ishte emëruar një skifter që kishte vjedhur shtëpinë e Karim Beznemasë, Kajmaku i Vorës, që së bashku me lulet trafikonte kokainë u zgjodh kryetar bashkie, e ishte një nga financuesit e hershëm të Partisë Socialiste.

Jo vetëm e kanë ditur, por kjo është filozofia e rilindjes që në vitin 2013. Kjo nuk është qeveria e PS-së, por e Nuredin Dumanit…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej