“Qytetarët të shesin energjinë që u tepron nga panelet diellore”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka treguar në lidhje me dy projektligjet që ka dorëzuar ditën e sotme në kuvend.

Ai është shprehur se qytetarët që duhet të vendosin panele diellore duhet t’ju hiqen burokracirat. Gjithashtu, Vasili ka shtuar se qytetarët mund ta shesin energjinë që u tepron.

Qytetareve, qe duan te vendosin Panele Diellore per prodhim energjie elektrike tu hiqet cdo pengese burokratike dhe formalitet i kote qe ti vendosin sa me shpejt.

Qytetaret, qe vendosin Panele Diellore do te kene mundesi ta shesin energjine elektrike, qe u tepron pas permbushjes se nevojave familjare te tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagese.

Qytetaret do te kene mundesi ta shlyejne brenda 3 – 4 vitesh investimin per Panele Diellore per prodhim energjie dhe jo per 8 – 10 vjet si deri me tani.

Ne kete menyre familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar leke, por edhe do te krijojne te ardhura per veten e tyre me energjine elektrike te tepert , por edhe do te ndihmojne vendin me energji elektrike,” u shpreh Vasili.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej