Ra papritur në tokë, 25-vjeçari shqiptar vdes në restorant teksa po u shërbente klientëve

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ishte duke shërbyer në një lokal në Verona.

Sipas mediave italiane, 25-vjeçari Egzon Mile, ka rënë papritur në tokë teksa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant.

I riu kishte pak kohë që kishte filluar punë në restorant, i cili drejtohej prej vitesh nga të afërmit e tij.

Shkak për vdekjen e të riut duket se ka qenë ataku kardiak.

Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin shqiptar pavarësisht ndihmës së dhënë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej