Rama – Benet Becit/ “Po nuk i pastrove plehrat e Shkodrës, do vi të të fus në kazan”

Të ftuarit e kësaj të shtune në podcast-in e kryeministrit Edi Rama ishin Benet Beci, kandidati i PS-së që fitoi zgjedhjet në Shkodër dhe këngëtari Luiz Ejlli.

Mes batutave, nuk kanë munguar as mesazhet paralajmëruese të kryeministrit Edi Rama për Benet Becin.

Rama i kërkoi socialistit të zgjidhë problemin me plehrat në Shkodër, ndërsa deklaroi se nëse nuk e bënë këtë gjë, do ta fusë në kazan.

Pjesë nga biseda:

Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normale.

Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej