Rama: Bonus 5 mijë lekë për festat e fundvitit, kategoritë që përfitojnë

Edhe këtë vit pensionistët do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh për festat e funditvitit. Janë mbi 695 mijë pensionistë në të gjithë vendin, dhe 11 mijë të tjerë me pension invaliditeti do të përfitojnë nga ky bonus, i cili do të fillojë të lëvrohet nga dita e nesërme, bëri me dije kryeministri Edi Rama.

“Lëvrimi i bonusit të fundivitet 695 mijë pensionistë prej 5 mijë lekësh të reja.

Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë.

Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë për ata që marrin pension invaliditeti, që shkojnë në 11000 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar.

Do mbështesim 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Mbeten në vëmendje për t’u mbështetur edhe me bosin e fundvitit”, ka thënë Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej