Rama e quan garë të hapur farsën për emërimin e kryetarëve të PS

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan në turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Në fjalën e tij kryeministri tha se procesi është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht dhe të paraqesin platformat e tyre. Por nderkohe ata nuk votohen sipas parimit nje anetar nje vote. Kryetaret e rinj te PS do te jene thjesht te emeruar nga Kryesia e partisë.

“Kjo është dita e tre kandidatëve këtu për t’u ballafaquar me ju dhe me komisionin e zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur. Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proces si ky. Një proces që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e partisë Socialiste”.

“Kudo ku kemi kandidatë cilësor do të kemi një bashkëdrejtim të partisë. Kjo është një garë e hapur, kemi kandidatë që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në parti. Mos ta quajmë kryetarin e partisë një figurë babe. Ju uroj suksese kandidatëve. Më vjen mirë tja lë foltoren Blendit i cili drejton komisionin e posaccëm të përbërë nga sekretarët e partisë”, tha Rama mes të tjerash.

Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Ardit Demiri, Ermira Urupi, Agron Lulaj në prezantimin e platformave të tyre para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Elbasan.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej