Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me protestën e thirrur më 11 shkurt nga Sali Berisha.
Kryemadhi tha se protestat janë të domosdoshme, teksa foli dhe për çështjen e McGonigal dhe përfshirjen e emrit të Kryeministit Edi Rama në këtë skandal.
Ajo u shpreh se kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqje, sipas saj kjo nuk është një çështje politike, por që ka të bëjë me një rast të mirëfilltë korrupsioni.
“Protestat janë të domodoshme për ngritjn e besimit. Rasti i McGonigal është një rast që kryeministri duhet të jepte dorëheqje. Nuk ka bërë vaksi që të përmendet emri kryeministrit. Skemi të bëjmë më cështje politike por me një rast të mirfitë korrupsioni.
Rama është i paditur dhe i pashkollë dhe të një gjë që ka është korruptimi. E gjithë aleancat që ka berë vijnë si një faturë. Edhe në rastin e kësaj akuzohet për pagesa. Kur themi ka flet-thirrje. Nuk i shpëton dot kësaj gjëje edhe sikur të thuash që je sëmurë, se ata vijnë vetë e të marrin.
Takimet e Mcgongial me personat e PS janë të shpeshta dhe të shumta. Veliaj është takuar disa herë, Balla e pranoi që është takuar disa herë” tha Kryemadhi ndër të tjera.