Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka folur për çështjen e McGonigal, teksa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se Rama ka paguar para për të zhdukur opozitën. I ndalur tek çështja e McGonigal, Noka e ka quajtur një skandal të paprecedentë, teksa tha se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa të largohet Edi Rama.
“Ky skandal është i paprecedentë. Me para krimi korrupton një drejtues nëpërmjet ca sekserëve të sigurimit të shtetit, a mund të takosh më si përfaqësues i një shtetit figura të larta. Kush është ai shtetar i huaj, mik aleat apo partner i Shqipërisë që mund t’i shtrijë më dorën Edi Ramës. Si mund të kapesh me kthetra pas karriges sepse s’mund t’i përfaqësosh.
Jo protestën e radhës, por Protestat. Do të konsultohemi me aleatët javën që vjen dhe më pas Shqipëria nuk ka paqe. Armiku i demokracisë nuk ka paqe. Kemi dëgjuar që oficer police mund të korruptoheshin , por nuk ndodh të poshtërosh vendin tënd duke tentuar të godasësh në zemër sigurinë e aleatit tonë SHBA. Rama ëhstë kapur me presh në duar” tha Noka për “Kjo Javë”.