Rama i la 100 ditë kohë për të nxjerrë policinë nga udhëkryqi, Rrumbullaku: Kam tre objektiva!

Paraditen e sotme,  Muhamet Rrumbullaku është prezantuar në krye të policisë së shtetit. Ceremonia u zhvillua në drejtorinë e policisë së shtetit, ku i pranishëm ishte ministri Bledi Çuçi.

Rrumbullaku gjithashtu prezantoi edhe tre objektivat e detyrës së tij të re.

“Policia ka nevojë për një frymë të re që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit me përvojën e policëve të karrierës që janë shembull e model.

Do garantoj disiplinë. Nuk ka vend për punonjës policie pa integritet moral, profesional, por për zyrtarë që e shohin punën si kontribut për komunitetin. Kjo do të arrihet me edukim dhe trajnim.

Objektiva do të jenë reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve njerëzore, riorganizime lokale dhe qendrore.

Analiza për të gjitha mosrealizimet në luftën kundër krimit të organizuar, analizë e thelluar në luftën kundër paligjshmërisë, dekonspirimet e operacioneve policore për dhënien e masave në këtë drejtim.

Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik.

Vendosja e inteligjencës në çdo veprimtari policore për hetimet proaktive. Së treti, riorganizim i kapaciteteve monitoruese të kontrollit në komunitet.

Krijimi i rrethanave të reja gjatë kontrolleve me prezencën e policëve pa uniformë. Ulje e prezencës së policëve në territorin e vendit për kontrollit’, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme zgjodhi të ishte vetë i pranishëm përkrah Ministrit të Brendshëm Çuçi në prezantimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku.

Rama i shpalosi dhe planin 100 ditor kryepolicit Rrumbullaku me detyrat përkatësi.

Brenda këtij afati kohor, tha Rama, Rrumbullaku do të duhet ta nxjerrë policinë nga udhëkryqi ku është.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej