Rama i trembet përgjimeve, çon në krye të SHISH këshilltarin e tij

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pasi njoftoi këtë të mërkurë shkarkimin zyrtar të Drejtorit të Policisë, Gledis Nanon, tha se është emëruar gjithashtu edhe nëndrejtori i ri i SHISH, Olian Kanushi.

Çuçi lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Plotësim i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të kontraditave konfliktit të lindur mes institucionit të presidentit dhe SHISH, një vakancë që u plotësua sot”, u shpreh Çuçi.

Oljan Kanushi, është këshilltar i Edi Ramës në Kryeministri dhe është vendosur në krye të Shërbimit Informativ në një moment kritik për vendin.

Shqipëria është sulmuar të paktën nga dy shtete armiqësore, një prej tyre gjunjëzoi për gati një javë të gjitha shërbimet online të Qeverisë Shqiptare. Po në këtë periudhë ku SHISH luan një rol kyç në sigurinë e vendit, drejtuesi Helidon Bendo nuk ndodhet në vend dhe nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë.

Kreu i Inteligjencës shqiptare ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një kurs trajnimi me kohë të plotë 1 vjeçar. Prej shumë kohësh vendi i nëndrejtorit ka qenë vakant dhe Qeveria ka vendosur që në institucionin e rëndësishëm për sigurinë e vendit të çojë këshilltarin e Edi Ramës, Oljan Kanushi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej