Rama i “var në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli hartimin e ligjit të basteve

Projekti “Fidel”, faktikisht është skenari “Edi- Olsi” e mafiozi Dajlan Avdiu i “APEX”, të cilët e kanë paracaktuar që shteti të marrë prej biznesit të basteve vetëm 10% të fitimit e jo të  ardhurave totale, ndërsa 90% do t’u lihen 3 grupeve që do t’i jepen licencat monopol të basteve. “Përbetimi” se 50% e të ardhurave të basteve, do t’i marrë shteti e do t’i  financojë për zhvillimin e sporteve, do jetë  mashtrim me disa “thërrime” për buxhetin sa për letra tatimore, siç veprohej deri më 31 dhjetor 2018 ku u mbyllën

Nuk është rastësi, por skenar i Edi Ramës e trustit mafioz qeveritar të biznesit të bixhozit, që “flamurtar” i ri- hapjes së basteve e llotove doli Fidel Ylli, transportues i miliardave të piramidave me “kompetentin”, ndërtues pallatesh me Ramën në Bashki e qeveri, deputet i “Rilindjes” e Kryetar i Komitetit Olimpik, i katapultuar prej tij.

Pas gjoja dëgjesës publike për bastet, bërë me xhambazët e federatave dhe 4 ministra; Edi Rama e ka vazhduar skenarin, duke caktuar sekserin “lavatriçe” Fidel Ylli, në krye të grupit për hartimin projekt- ligjit të basteve.

Në grupin e punës, do jetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në rolin e “kukullës” si propozuese e projekt-ligjit, por dhe ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali si përfaqësuese e qeverisë për bizneset.

Pra, Rama i ka “varur në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli, hartimin e ligjit të basteve, maskuar pas pozicionit si Kryetar i Komitetit Olimpik, kur ky ligj nuk lidhet me zhvillimin e sporteve, por me ri- fillimin e një biznesi që shfrytëzohet si përfitim nga bosët e bixhozit.

Së pari, Fidel Ylli është një mësues fizkulture që është marrë me sport force si Ilir Metaj, i cili mund të kërkojë ligje të reja që i mbushin thasët e mundësojnë ndërtim kullash pa taksa e grabitje tokash bregdetare, por është “dru me pre” për legjislacionin.

Së dyti, hartimin e ligjeve, nuk e bëjnë privatët që e kërkojnë si biznes, por ekspertët e qeverisë me profesorë të Jurisprudencës që kanë përvojë në hartim ligjesh të tilla specifike.

Së treti, përse për hartimin e ligjit të basteve e llotove, duhet emëruar Fidel Ylli, kur Komiteti Olimpik nuk ka lidhje me këtë lloj biznesi, por nuk ka në strukturë as federatë lojërash bixhozi?!

Kjo është thjeshtë një bandë, me përbërje vëllain e kryeministrit Rama, shefin e tij Gaz Demi pronar i ekipit “Partizani” dhe një grup trafikantësh me nga 3-4 emra, të cilët janë ndërtues kullash e resortesh të lidhur me  kupolën e pushtetit, por dhe me pronarët e ekipeve e federatave, që bëjnë trukime ndeshjesh e zhvatje përmes bastesh.

Sipas informacionit që kemi, procedura e hartimit të projekt- ligjit për bastet e llotot, është një akt formal e fiktiv, mbasi drafti është bërë gati para takimit të kryeministrit Rama, dhe do paraqitet në qeveri, sikur gjoja është hartuar nga grupi i punës ”Fidel”, me asistencën e eksperteve e Ministrisë së Financave që ka në vartësi lojërat e bixhosit.

Projekti “Fidel”, që në fakt është skenari Edi- Olsi e mafiozi Dajlan Avdiu i “APEX”, ka paracaktuar, që shteti të marrë prej biznesit të basteve vetëm 10% taksë të fitimit e jo të  ardhurave totale, ndërsa 90% do t’u lihen 3 grupeve që do t’i jepen licencat monopol të basteve. Është mashtrim edhe “përbetimi” i Edi Ramës, Fidel Yllit e gangsterëve të federatave, se 50% e të ardhurave që do sigurojnë bastet e llotot, do t’i marrë shteti e do t’i  financojë për ekipet e mjediset sportive në shkolla, për rikonstruksion e ndërtim fushash të reja futbolli etj.

Në fakt do përsëritet i njëjti marifet mashtrimi fiskal, duke dhënë “thërrime” për arkën e shtetit, siç ishte deri më 31 dhjetor 2018 kur bastet u mbyllën, madje përsëri nga i njëjti kryeministër e të njëjtët mafiozë të lidhur me të./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej