Rama nuk votoi në Kuvend marrëveshjen për Portin e Durrësit, Berisha: E bëri për të mbrojtur veten nesër

Maxhoranca miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm marrëveshjen për ndërtimin e marinës së jahteve te Porti i Durrësit, ku do të ndërtohen gjithashtu 12646 apartamente dhe 900 dhoma hotelesh.

Ajo që ra në sy gjatë momentit të votimit, pas seancës maratonë, ishte fakti që kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm. Sipas Berishës, Rama mungoi që nesër t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“Lëvizjet e Ramës janë krejtësisht për t’u fshehur, për të mbrojtur veten e tij dhe për të thënë nesër që “unë nuk e kam firmosur”. Por ka një gjë, ai ka firmosur marrëveshjen kuadër. Marrëveshja kuadër që deklaroi se “kam negociuar kushedi sa herë, jam marrë shumë me Emiratet”, është në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe MSA-së. Rama i thotë enturazhit të tij që kompania është e Princit. Rama e di çfarë e pret për djegësat. Aty ka firmën, te kontrata dhe te bonusi. Aty nuk ka gjë në botë që e shpëton. Edhe këtu, te Porti. nuk ka gjë që e shpëton. Rama nuk mundet kurrsesi të shpëtojë. E ka të sigurtë përgjegjësinë ligjore kudo që të shkojë”, tha Berisha.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej