Rama sfidon Berishën, manifestim gjigant në sheshin “Skënderbej” për të festuar hapjen e negociatave

Përpara nisjes së pushimeve, kryeministri Edi Rama po planifikon një manifestim gjigant në Tiranë.

Mësohet se manifestimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej” për të festuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Organizimi i këtij eventi është diskutuar ditën e djeshme në takimin e kryeministrit me krerët e rinj të degëve të Partisë Socialiste.

Rama u ka lënë porosi drejtuesve të qarqeve që të organizohen për  një manifestimi të madh me sa më shumë qytetarë.

Manifestimi pritet të mbahet në 28 korrik në orën 19:00.

Ndërkaq, kjo lëvizje e Ramës vjen pas protestës së 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë. Një ndër elementët që u diskutua për tubimin e demokratëve ishte pjesëmarrja.

Lëvizja e Ramës duket se i hap sfidë të drejtpërdrejtë Sali Berishës, duke nxjerrë njerëzit e tij në shesh për të festuar dhe jo për protestë siç mblidhen zakonisht qytetarët nga partitë politike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej