“Rama, tigër prej letre”, Duma: I ka këmbët e dobëta, ndaj thirri aleancë kamikazësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar aksionin e IKMT në brigjet e Golemit, nga ambientet e “Prestige Resort” ku edhe u shembën dy pishina, që sipas Ministrisë ishin të ndërtuar pa leje.

“Kjo që po ndodh këtu mund t’i ndodhë çdo biznesi të madh. Po mbylle mundësinë për të qenë i lirë. Nuk ka më pronë. Nuk ka më arritje. Ne duhet të mbrojmë rregullat e lojës në këtë vend. Është bërë një gropë e zezë që tenton të lajë paranë. I gjithë bregdeti është i supermbuluar me shumëkatëshe të krimit të organizuar. Unë i kam denoncuar njerëz të cilët kanë ndërtuar dy metra në det investime që nuk justifikoheshin nga asgjë dhe bënin fushatë për Partinë Socialiste”, deklaroi Duma.

Në vijim ajo e lidhi rikthimin e Dallëndyshe Bicit në krey të IKMT-së, em aleancën e kamikazëve, që sipas Dumës qeveria ka ndërtuar për të qëndruar në pushtet.

“E mbani mend si kanë ardhur në pushtet. Ka thirrur aleancën e kamikazëve. Kamikazët e vet, Kur ju transmetonit korrupsionin për kamikazët që kanë dosje, ai është në rënien e vet. Në mandatin e tretë duhet të tregonte pjekuri pasi e mori në tavolinë në mënyrë kriminale. Ai e di shumë mirë që në mandatin e tretë i ka këmbët e dobëta. Është gjatë gjithë kohës mbajtja e pushtetit me dhunë dhe krim”, tha deputetja e Pd, duke e konsideruar kryeministrin Rama, një “tigër prej letre”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej