Rama u prit me këngë e valle në hapjen zyrtare të rrugës Kardhiq-Delvinë, vjen reagimi i parë nga opozita: Të japë llogari për koston e punimeve dhe vonesën

Kryeministri Edi Rama bashkë me dy ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro ishin të pranishëm në hapjen zyrtarisht të rrugës Kardhiq-Delvinë, në tunelin e Skërficës.

Pas kësaj vjen reagimi i parë nga opozita përmeas deputetit demokrat Tritan Shehu.

Ai shkruan në një postim në Facebook se qarku i Gjirokstrës  do të protestojë më 7 korrik  edhe për 7 vite vonesë të përfundimit të këtij aksi.

Sipas tij Rama duhet të japë llogari për vonesën disa-vjeccare për këtë aks, si dhe të sqarojë çmimet e punimeve.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Qarku i Gjirokastrës do te protestoje edhe per 7 vite vonese ne perfundimin e rruges Kardhiq- Delvine.
Edhe kunder shpenzime spekullative, afer 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per perfundimin tashme si “breshka” te pjeses se mbetur te saj qe nga viti 2013!.

Pikerisht per keta dhe te tjera elemente diskutuam sot me Kryesine e deges PD ne Memaliaj dhe me tej me grupin organizator te Qarkut per protesten e 7 Korrikut, te mbledhur ne Kelcyre.

Sepse ne fakt te gjitha keto kane renduar dhe rendojne mbi qytetaret, perfshi dhe banoret e ketij Qarku, thellojne varferine ekstreme te tyre, i “nxine” jeten deri ne tragjedi!
Ndersa cuditerisht po sot, Kryeministri duke prere shiritin e deshtimit te tij, “mburet” aty nen tingujt e nje muzike te denje vetem per rregjimet.

Kur se pari duhej te jepte lligari e te mbante pergjegjesi kokeulur jo vetem per vonesen disa vjecare te punimeve, por dhe per ato cmime punimesh, shume me te larta edhe ndaj standarteve europiane, te grabitura nga xhepat e shqiptareve.Motive me shume keto per te protestuar se bashku me 7 Korrik.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej