Rama zbulon propozimin/ Do ndërtojmë nga një bllok ndërtesash për familjet në Ukrainë

Gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Presidentin Volodymyr Zelenskyy, kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe mbështetëse për Ukrainën.

Nga Kievi, kreu i qeverisë tregoi se në fillim hezotoi për të pranuar ftesën, por theksoi se ndihet i privilegjuar që ndodhet atje.

Rama deklaroi se së bashku me Zelenskyyn dhe Abazoviç, kanë rënë dakord me propozimin për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët.

“Faleminderit për ftesën tuaj për të qenë këtu sot. Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin. Si kryeministra të vendeve të NATO-s, nga vende e Ballkanit që gjendemi këtu me ju, dëshmojmë solidaritetin tonë të plotë me ju dhe popullin ukrainas. Unë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është apak e mjaftueshme. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj. Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove.

Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët. BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej