Refuzohet ankimi i prokurorit Bujar Memia

Bujar Memia ka ankimuar vendimin e marrë ndaj tij dhe ky ankim i prokurorit është refuzuar.

Memia u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë votash pasi ILD-ja kërkoi largimin e prokurorit të Krujës.

Ai akuzohet për qëndrimin e tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimet me kusht, të të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor të 2020-ës.

Për këto vendime lirimi me kusht, KLGj vendosi më 17 mars shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha.

Sipas ILD, prokurori Memia, në mënyrë të pajustifikuar, nuk ka përmbushur detyrën gjatë dhe pas gjykimit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për palët në proces.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej