Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Marok, mbi 1,300 të vdekur dhe 1,800 të plagosur

Bilanci i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme në Marok, vazhdon të rëndohet. Sipas raportimeve të autoritetet vendase numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti është rritur nga 1,037 në 1,305.

Gjithashtu edhe bilanci i personave të plagosur është rritur duke shkuar në 1,832, persona, nga 1,204 që u raportuan më herët sot. Rreth 1220 prej tyre janë në gjendje kritike.

Një shtetas francez është identifikuar mes të vdekurve, kështu konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme. Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë nga një atak kardiak gjatë tërmetit.

Ekspertët kanë parashikuar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet ndërsa shpëtimtarët arrijnë në zonat e thella të goditura fort dhe përpjekjet e kërkimit vazhdojnë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej