Me arrestimet e fundit nga SPAK në krahun e mazhorancës për 300 mijë lekë dhe shpërdorim detyre para 10 vitesh, dënimi i Fatmir Mediut për Gërdecin pritet të jetë një lajm rutinë.
SPAK dhe Gjykata Speciale e kanë thyer tashmë frikën për të goditur çdo nivel të piramidës së pushtetit politik. Aktualisht i paprekshëm duket vetëm Edi Rama.
Megjithatë, dënimi i pritshëm i Fatmir Mediut shënon dy momente.
Së pari, Fatmir Mediu pritet të jetë ish ministri i parë që do të bëjë burg për Shkëlzen Berishën.
Deri më sot, nuk ka asnjë evidencë që Mediu të ketë përfituar nga biznesi i vdekjes në Gërdec.
Të gjitha evidencat konfirmojnë se Gërdeci ishte një biznes i Shkëlzen dhe Sali Berishës, ndërsa Fatmir Mediu, Aldo Bumçi etj., janë angazhuar si ushtarë për të finalizuar këtë biznes, i cili shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.
Në këmbim, Berisha duket i ka lënë dorë të lirë Mediut në afera të tjera, si ministër i Mbrojtjes dhe më pas i Mjedisit.
Së dyti, dënimi i pritshëm, pritet të vulosë edhe fundin politik të Fatmir Mediut, me një rënie dramatike nga 56 fluturime me Eli Farën me paratë publike drejt burgut të Reçit, aty ku me paratë e BE-së janë bërë gati qelitë VIP.
Pasi i shpëtoi ndëshkimit ligjor për Gërdecin në shtator 2009 si ish ministër i Mrojtjes, Mediu u emërua nga Berisha ministër i Mjedisit, gjatë mandatit të dytë qeverisës.
I lehtësuar se i shpëtoi drejtësisë për rolin e tij në tragjedinë me 27 viktima në Gërdec, Mediu riktheu vëmendjen tek Eli Fara, për të cilën sajoi një post në ministri, për ta pasur sa më pranë dhe pse jo për t’i kënduar ndonjë serenatë gjatë ditës.
Mediu e emëroi Elin drejtoreshë për ngrohjen globale, post i cili krijonte mundësi për udhëtime të shpeshta jashtë vendit, në kundër të luftë kundë shkrirjes së akullnajave.
Dhe kështu Mediu dhe Eli Fara nisën rrufeshëm luftën kundër akullnajave, duke shpeshtuar udhëtimet drejt vendeve Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas një burimi pranë tyre, Mediu dhe Eli Fara, pas çdo beteje me liderët botërorë kundër akullnajave, përfundonin në hotele me 5 yje, vende Ekzotike, në Maldive, Dubai etj.
Ndoshta i vetmi shqetësim për Mediun ishte ndonjë fantazmë nga Gërdeci.
Të paktën 56 udhëtime janë dokumentuar me para publike. Kur lajmi publikua nga ‘Pamfleti’, Eli Fara regoi si e indinjur, duke mohuar të vërtetën dhe paralajmëruar hapa ligjore.
Duke e ditur se hapat ligjorë do të zbardhnin detaje të reja rreth luftës me Mediun kundër akullnajave, këngëtarja u tërhoq në heshtje.
Këngëtarja Eli Fara ka jetën e saj private, por zonja përbën interes publik kur harbohet në vende ekzotike dhe hotele me 5 yje me para publike, pra me paratë e taksapagueve shqiptar, aq më tepër me një ish ministër simbol i mosndëshkimit në Shqipëri.
Me paratë e tyre, Mediu dhe Eli Fara le të shkonin ku të donin, kjo është e drejta e tyre. Por, kanë bredhur me paratë publike.
Nga ana tjetër, Eli Fara duhet të jetë objekt i SPAK-ut për të ndjekur gjurmët e parave të Fatmir Mediut.
Eli Fara ka një vilë luksoze në Durrës, jo shumë larg nga vila e Mediut në Kavajë, i cili fillimisht kur hyri në politikë ka përfituar kredi shtetërore për banesë si i pastrehë.
Ka dyshime të forta se vila e Eli Farës është blerë nga Mediu me para të pajustifikuara. Një burim pranë tyre theksoi për Prapaskenën se Mediu ka kaluar disa pasuri me vlerë qindra mijëra euro në emrin e Eli Farës.