“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit: Kryeministri të mos përjashtojë gazetarët, por t’u përgjigjet pyetjeve

“Reporterët pa Kufij” (RSF) kanë dënuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t’i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik.

Në deklaratë thuhet se një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin. Ndër të tjera, theksohet se kryeministri Edi Rama në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t’i fyejë ata, duhet t’u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri,  ndërsa deklarohet se kjo vlen më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të BE“Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit.

Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t’i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbëjnë themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t’i fyejë ata, Edi Rama duhet t’u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen aq më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se ky nuk ishte rasti i parë, pasi në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata”idiotë”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej