Revoltohet Adriatik Lapaj: U tradhtuam nga prindërit, u bënë me atë me gishta e atë me grusht

Juristi Adriatik Lapaj thotë se problemi më madh i Shqipërisë sot që ka sjellë largimin masiv të të rinjve është elita politike e mbetur në mendësinë e viteve ’90.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Lapaj u shpreh se brezi i tij është tradhtuar nga prindërit, të cilët duke u bërë ithtarë të dy partive të mëdha nuk mundën  të garantonin krijimin e një sistemi demokratik në vend.

“Problemi më i madh i Shqipërisë sot është elita politike e kalcifikuar me mendësinë e viteve ‘90 dhe një brez që është peng i teknologjisë.

Brezi im e poshtë është tradhtuar nga prindërit; kur ka ardhur puna për të garantuar një sistem demokratik kanë çeduar duke u bërë ose me ata me grusht ose me ata me 2 gishta.

Ky është një alarm që të paktën prindërit e rinj të mos rrinë më tek gishtat dhe trëndafili, por të bëjnë debat idesh dhe të rikuperojmë çfarë nuk është bërë deri tani”, tha Lapaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej