Rezoluta e Kuvendit për KQZ: Partitë të zbardhin shpenzimet e fushatës

Zbardhja e shpenzimeve të partive për fushatat dhe sponsorizimet që ato bëjnë në rrjetet sociale janë nga çështjet kryesore që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë porosi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në rezolutën e miratuar në fund të sesionit të shkuar.

Kuvendi i lë porosi KQZ-së që të kërkojë nga partitë politike bërjen transparente të shpenzimeve dhe të të ardhurave gjatë fushatës.

Në rezolutë theksohet se kjo kërkesë do të ndikojë që partitë të bëhen me të përgjegjshme, por rritet edhe mundësia që qytetarët të votojnë duke bërë një zgjedhje të informuar.

Një vend të veçantë në rezolutë zë edhe çështja e rrjeteve sociale gjatë fushatave zgjedhore. Kuvendi kërkon nga KQZ që të bashkëpunojë me Komisionin e Reformës Zgjedhore për të ndryshuar ligjin në mënyrë që të mundësohet një vrojtim më i mirë i shpenzimeve që partitë dhe kandidatët bëjnë me sponsorizimet në rrjetet sociale.

Kjo kërkesë e Kuvendit për KQZ vjen në një kohë kur në zgjedhjet e fundit është vënë re një përdorim më i madh i rrjeteve sociale nga kandidatët dhe si rrjedhojë edhe i parave që hidhen për sponsorizime.

Një tjetër shqetësim i ngritur në KQZ ka të bëj edhe me fletën e votimit. Kuvendi kërkon që të merren masa që të ulet numri i fletëve të pavlefshme.

Rezoluta vjen në një kohë kur KQZ ka nisur punën përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat pritet vetëm data që do të caktojë presidenti Begaj në periudhën nga prilli deri në maj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej