Ricky Martin akuzohet nga nipi për inçest dhe dhunë, rrezikon 50 vite burg

Ricky Martin po përballet me një skandal.  Kjo pasi nipi i tij, 21-vjeçari Dennis Yadiel Sanchez e ka akuzuar atë për incest dhe abuzim fizik.

Sipas gjykatës, nëse kjo vërtetohet, këngëtari i famshëm rrezikon 50 vite burg.

Vëllai i Martin pretendon se ai “ushtroi sulme fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez, me të cilin ai ishte në një lidhje për shtatë muaj.

Ndërkohë Martin ka mohuar akuzat për dhunë në familje, duke i quajtur ato “plotësisht të rreme dhe të fabrikuara”.

Avokati i këngëtarit të hitit “Livin’ La Vida Loca”, Marty Singer, ka thënë në një deklaratë se ai nuk ka pasur kurrë “asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”.

“Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të ishte kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e neveritshme”, përfundoi ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej