Rimerret në pyetje Havier Dobi, djali përforcon deklaratës e së ëmës: Shuma prej 500 mijë eurove i përket Alda Klosit

Është marrë sërish në pyetje Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, që akuzohen që kanë vjedhur mijëra euro në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi.

Mirëpo fillimisht u tha se 120 mijë euro janë marrë në shtëpinë e Alda klosit, ndërsa rreth 400 mijë euro nuk dihej se kujt i përkisnin. Mirëpo pas rimarrjes në pyetje Havier Dobi ka dhënë të njëjtën deklaratë si nëna e tij, teksa tha se 500 mijë eurot i përpasin të gjitha Alda Klosit.

Sipas tij, nëna i ka marrë me urdhër të punëdhënëse së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën. Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.

Kujtojmë që pas deklaratës së Rozeta Dobit, Alda Klosi u arrestua për akuzën pastrim parash dhe deklarim të rremë. Ajo fillimisht tha se 120 mijë eurot e marra në banesën e saj i kishte marrë borxh, pasi xhaxhai i saj ishte në spital në Amerikë dhe duheshin për kurimin e tij. Kjo deklaratë është rrëzuar nga vëllai i saj, i cili tha se se kjo shumë i ishte marrë borxh një miku të tyre dhe për këte kishin një deklaratë të nënshkruar dore.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej