Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka pranuar se ai “nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e qytetarëve”, në intervistën e tij të parë pas marrjes së drejtimit të vendit.
Ai shtoi se inflacioni është armiku numër një, teksa u zotua të rindërtojë besimin te qeveria pas largimit të Liz Truss.
Sunak theksoi se po bën gjithçka që mundet për të kufizuar rritjen e pagesave të hipotekave.
Deklarata vjen pasi Banka e Anglisë u detyrua të vendosë normat e interesit për të frenuar çmimet në rritje, duke rritur normat e saj bazë me 0.75 % dhe duke e çuar në 3 për qind, niveli i tyre më i lartë në 15 vjet.
Ndërkohë, kryeministri zbuloi gjithashtu se ai i tha ish-liderit Johnson se nuk do të tërhiqej gjatë bisedimeve të vështira ballë për ballë për garën e lidershipit konservator, në vend të kësaj duke këmbëngulur se ai ishte “personi më i mirë për këtë punë”.
Në një intervistë me The Times, Sunak tha se ai e kuptonte “ankthin” e familjeve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mes inflacionit në rritje dhe një krize të kostos së jetesës.