Rishikohet reforma në drejtësi/ Politika shpërfill nenin për pasurimin e paligjshëm, deputetët frikë nga sekuestrimi i pronave

Prej dy vitesh, PS e PD e kanë anashkaluar këtë propozim, pasi ai godet drejtpërdrejt ministra, deputetë, presidentë, kryeministrja etj. Nëse futet ky nen, çdo deputet do kalojë në skaner njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët.

Ligjet kryesore të reformës në drejtësi pritet të ndryshojnë sërish. Ka pasur shumë debate mbi ecurinë e reformës, por duket se shumë shpejt do të kemi një tjetër ndërhyrje në 6 ligjet bazë. Sipas informacioneve, PS e PD janë konsultuar në prapaskenë dhe kanë ngritur një grup të përbashkët pune.

Grupi i punës përbëhet nga 3 përfaqësues të Partisë Socialiste në komisionin e Ligjeve, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi, si dhe 2 përfaqësues të opozitës, Dhurata Çupi dhe Gazment Bardhi. Ajo që bie në sy është se jashtë grupit mbeten përfaqësuesit e Berishës dhe të Metës. Ndërkohë mësohet se në Kuvend kanë shkuar disa propozime nga vetë institucionet e drejtësisë, të cilët kërkojnë ndërhyrje. Një gjë e tillë u konfirmua në Komisionin e Ligjeve dhe nga kryetarja Klotilda Bushka.

Me vendim të kryesisë së Komisionit, në vijim të raportimeve të institucioneve të pavarura dhe nevojave që ngritën institucionet e drejtësisë për disa ndryshime dhe përmirësime ligjore është ngritur një grup punë nga maxhoranca dhe opozita, i cili po punon bashkë me ekspertët, në konsultim me partnerët ndërkombëtarë për adresimin e këtyre shqetësimeve”, tha Bushka.

Por ajo që bie në sy është se politika nuk pranon të ndryshojë një nen që do i japë fund një herë e mirë “sheikëve” të politikës në vend. Kryeprokurori Olsian Çela ka propozuar ndërhyrje në Kodin Penal, duke shtuar një nen për pasurimin e paligjshëm. Ideja e kryeprokurorit është që të ketë sekuestrim pasurie dhe hetim për këdo zyrtar që nuk justifikon pasurinë.

“Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhet në propozimin e Olsian Çelës.

Nëse shohim Konventën e OKB të cilës i referohet kryeprokurori, aty ka një përcaktim shumë të qartë. “Në përputhje me Kushtetutën dhe principet themelore të sistemit të tij ligjor, secili shtet palë shqyrton marrjen e masave legjislative dhe të tjera që mund të jenë të nevojshme për të parashikuar si vepër penale, kur kryhet me qëllim pasurimin e paligjshëm, që është një rritje e madhe e pasurisë së një nëpunësi publik që ai ose ajo nuk mund ta justifikojë me të ardhurat e tij ose të saj të ligjshme”, thuhet në nen.

Bushka në reagimin e saj shprehej se ndryshimet kanë ardhur pas propozimeve të organeve të drejtësisë dhe mbetet të shihet nëse do futet në Kodin Penal ky nen. Prej dy vitesh, PS e PD  e kanë anashkaluar këtë propozim, pasi ai godet drejtpërdrejt ministra, deputetë, presidentë, kryeministrja etj. Nëse futet ky nen, çdo deputet do futet në skaner njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse ai nuk justifikon pronat me punën që ka bërë gjithë këto vite, duhet të ndëshkohet. Duket se politika tani do jetë në test. /Pamfleti

Propozimi i Olsian Çelës
Konventa e OKB

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej