Rival me Bashën? Berisha: Unë kam pasur përballë Azem Hajdarin, Luli le të…

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur se nëse do të ishte komod përballë Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD, ka thënë se nuk e ka problem.

Ai tha se Lulzim Basha ka të drejtë që të kandidojë në çdo forum përfshirë dhe postin e kryetarit, duke shtuar më tej se gjatë të gjithë karrierës së tij politike ka patur kandidatë.

“Unë kam pasur kandidatë gjatë gjithë karrierës, asnjëherë nuk kanë qenë fiktivë, Pjetër Abnori, Azem Hajdari e shumë të tjerë, Genc Pollo u tërhoq.

E kam thënë dhe do ta them, mbahem pas fjalëve që them përtej çdo çmimi. Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë në çdo forum, përfshirë edhe postin e kryetarit”, tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej