Roland Bejko zbulon pazaret: Bardhi i paguante ujin, dritat dhe ithtarët Sali Berishës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko ka treguar pazaret e fshehta Bardhi-Berisha. Ai theksoi se Gazment Bardhi ka lëvruar para për administratën e partisë së Berishës.

Fondet e partisë i drejton Bardhi dhe sipas Bejkos, ai ka lëvruar para për të pagur shpenzimet e “Foltores” te SHQUP. Sipas tij, Bardhi ka akorduar fonde për të mbuluar ujin, dritat dhe pagat e atyre që i rrinë mbrapa Berishës.

Jo vetëm kaq por tre muaj pas Berisha e uzurpoi selinë e PD, sekretari i përgjithshëm ka lëvruar paratë për administratën që punonte për llogari të Berishës dhe të gjithë detyrimet e tjera, drita apo ujë. Në reagimin tim dhe të disa të tjerëve, kur iu kërkuam a i merrni paratë si partia më e madhe opozitare, merrni një seli me qira, bëmë presion dhe mori një seli me qira ku të zhvillonin konferencat e shtypit, gjë që nuk funksionoi.

Partinë e bënë disfunksionale. Mendoja se ishte Basha pas tyre që i thoshte si Enkeledit dhe Gazit që mbajeni thjesht partinë sa të jetë atje dhe kthehem e marr. Rezultoi se nuk ishte ky skenari. Kishte brenda partisë një situatë që kërkonte që kjo parti të tretej si ‘kripa në ujë’ dhe butë butë ajo që do të ngelej të kalonte tek Foltorja dhe këta do t’i shkonin plakut të Foltores me një trofe, që t’i jepnin vulën dhe të ishte pronari i opozitës së vetme në Shqipëri”, tha Bejko në një emision.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej