Rovena Voda i shpëton burgut/ Gjykata e rikonfirmon fajtore, por e ka shlyer me “arrest shtepie”

Ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda është zyrtarisht e lirë dhe nuk ka më asnjë punë me drejtësinë. Zyrtarja e lartë u arrestua nën akuzën se pranoi rryshfet për punësimin e një personi, duke përdorur lidhjet e saj politike. Sipas SPAK, Rovenda Voda pranoi një arkë peshku, një zarf me 1 mijë euro dhe një telefon, në këmbim të një vendi pune.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me burg, por që Voda nuk do të shkojnë asnjë ditë pas hekurave. Asokohe, Rovena Vodo u dënua me 1 vit e 3 muaj burg dhe përfitoi ulje dënimi duke u dënuar me vetëm 10 muaj.

Mirëpo që nga ajo kohë ka kaluar më shumë 17 muaj, përshkak të zgjatjes së gjyqeve. Rovena Vodo cilësohet si e shlyer me drejtësinë pasi llogaritja e kohës së burgut nis nga dita e zbatimit të masës së sigurimit arrest ne shtëpi datë 13.7.2021, që do të thotë se ish-zyrtarja e ka shlyer në shtëpi burgun.

I vetmi penalitet për ish-zv.ministren është se i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 vitesh. Edhe njëherë drejtësia u tregua e dobët me zyrtarët e qeverisë për t’i dënuar ata për shkak të korrupsionit, duke bërë që burgun ta kalojnë në shtëpitë e tyre të pushimit buzë detit. Dukshëm, në burg hynë vetëm shqiptari i zakonshëm.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej