Kopshtari i resortit “Golden” në Shijak, Festim Bexhdilin, njërin nga të akuzuarit për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
I bërgosur për jetë, Bexhdili kërkon prishjen e vendimit për burgimin për jetë. Bexhdili është kapur nga kamerat e resortit në pronësi të Altin Hajrit, duke pastruar vendin e krimit dhe më pas duke kërkuar për lopata dhe kazma për të varrosur trupin.
Kujtojmë që Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar të 2020 pranë banesës së tij në rrugën “London” në Kamëz.
Olsi Turja dhe Bizhdili janë dy personat e vetëm pas hekurave, në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i cili u pa i vdekur në kamerat e kompleksit “Golden”, por trupi i tij nuk është gjetur ende.
Leonard Hajri, Bajram Hajri dhe Adrian Docaj u arrestuan më herët për krimin e rëndë, por u lanë të lirë. Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, dyshohet pas një konflikti që vëllai i tij kishte me trafikantët shqiptarë të kokainës, pasi u akuzua se kishte përvetësuar një ngarkesë prej 283 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe.