Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë kanë mbetur të vdekur mëngjesin e sotëm pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.
Sipas mediave vendase mësohet se helikopteri me të cilin po udhëtonte ministri i Brendshëm Ukrainas Denys Monastyrskyy, u rrëzua në qytetin e Brovary, jashtë Kievit.
Guvernatori i rajonit të Kievit tha më se një helikopter u rrëzua pranë një çerdheje dhe një ndërtese banimi gjatë mëngjesit.
Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 prej tyre ishin në spital, thanë zyrtarët. Sipas raportimeve paraprake thuhet se mjegulla e dendur ishte shkaktari i cili solli aksidentin tragjik.