Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari

Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari është rrëzuar të mërkurën pas një mocioni mosbesimi në Parlament. Kështu, në vend krijohen kushtet tashmë për një raund tjetër zgjedhjesh.

Me votimin e sotëm në parlament ku 123 deputetë votuan “pro” dhe 116 “kundër”,  tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament. Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.

Petkov, i cili erdhi në pushtet vetëm gjashtë muaj më parë, u votua me zotimin se do të luftojë korrupsionin dhe e ka shtyrë Sofjen që të mbajë një linjë të pazakontë, kundër Rusisë që nga nisja e pushtimit në Ukrainë.

Mocioni i mosbesimit të mërkurën precipitoi nga Slavi Trifonov i cili tërhoqi partinë e tij nga koalicioni i brishtë prej katër partish. Trifonov është shprehur se ka mosmarrëveshje rreth buxhetit dhe e akuzon Petkov-in se u tregua “i butë” duke lejuar Maqedoninë e Veriut të hapë bisedimet e anëtarësimit në BE.

Kujtojmë se vendim i opozitës bullgare më herët gjatë ditës së sotme për të mbështetur heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut ka nxitur shpresat për zhbllokimin e mundshëm të nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian mes Brukselit dhe Tiranës e Shkupit.

Kryeministri Rama dhe homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, konfirmuan më pas pjesëmarrjen në takimin e nesërm me krerët e vendeve të BE-së, i cili do t’i paraprijë mbledhjes së Këshillit Evropian, ku ndër temat është rasti i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej