‘Rrinte gjithmonë në bankë të parë’/ Kush është studenti ekselent që u bë vrasës, më i kërkuar se Talo Çela!

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço tregoi rastin e një studenti që spikaste për zgjuarsinë dhe zellin në shkollë, e që pas disa vitesh u bë pjesë e botës së krimit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, ai tregoi se ai ka ‘mësuar’ një prej ‘gjeneralëve’ të krimit që sot është shumë më i kërkuar se Talo Çela apo Ibrahim Lici, emrat e të super kërkuarve nga policia. Karamuço nuk zgjodhi që të tregonte se kush ishte ky student që sot është më i kërkuar se Çela.

“…Para disa vitesh në një universitet privat kam patur në bankë të parë njërin, mbase është një çik më lart sesa këta, i cili gjatë gjithë kohës rrinte në bankë të parë, mbante shënime, bënte disa pyetje specifike dhe bënte analiza të mirëfillta. Ishte student dhe u diplomua dhe tani është gjeneral nuk është kolonel si puna e këtyre. Dhe unë habitesha për zgjuarsinë dhe për mënyrën sesi kërkonte informacion. Student i rregullt dhe kur më kanë thënë oficerët e krimeve që ti ke përgatitur gjermanin, jo partizanin… unë nuk e dija, sepse doli më vonë CV-ja e tij”, tha Karamuço.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej