Rrjetet sociale tronditen nga deklaratat e babait të Elon Musk për të birin

Elon Musk i cili nuk ka rënë nga agjenda që me procesin e blerjes së Twitterit, këtë herë është në qendër të vëmëndjes nga deklaratat e bëra nga babai i tij, Errol Musk.

Ky i fundit ishte i ftuar në një program radiofonik në Australi dhe u pyet nga moderatorët e programit:

“Pasardhësit tuaj janë një gjeni. Ai vlen kaq shumë para dhe ka krijuar kaq shumë gjëra. A jeni krenarë?’ Errol u përgjigj:

‘Jo. E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për një kohë të gjatë, nuk është sikur kemi filluar të bëjmë diçka papritmas’ duke shtuar :

“Ai është i frustruar me përparimin dhe është e kuptueshme”.

76 vjeçari u shpreh se Kimbal djali i tij i vogël ishte  ‘krenaria dhe gëzimi’ i tij.

Ndërsa duke iu referuar fotove të fundit topless të djalit të tij në një varkë në Greqi, ai tha se kishte inkurajuar djalin e tij të hante më mirë dhe të  merrte suplemente.

Image
”Elon ka një imunitet të fortë por është ushqyer keq’ u shpreh ai.

Errol madje tha se i kishte rekomanduar djalit të tij garcinia cambogia – një suplement që supozohet se mund të ndihmojë humbjen e peshës pa ushtrime shtesë ose dietë.

Ai u shpreh gjithasht se djali i tij Elon, nuk i  ka dhënë kurrë para dhe pranoi se ata ishin një ‘familje kursimtare dhe dorështrënguar’.

Errol foli dhe për lidhjen e tij me vajzën e ish-gruas së tij Jana Bezuidenhout me të cilën ka dhe një fëmijë.

ImageJana Bezuidenhout

Ai u shpreh se marrëdhënie e tyre është ‘plotësisht normale’.

Ndonëse Musk nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë deklaratë të të atit, thuhet se marrëdhënia mes tyre është problematike.

Sidoqoftë, edhe Elon duket se po ndjek teoritë e të atit në lidhje me shtimin e popullsisë.

Në fillim të këtij muaji, u përfol se Elon Musk dhe një prej drejtoreshave të kompanive të tij sollën në jetë dy binjakë nëntorin e shkuar.

Pema familjare e MuskImage

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej