Rudina Hajdari: Në protestë ka edhe socialistë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se në protestën e opozitës, marrin pjesë edhe socialistë të zhgënjyer nga qeveria.

Gjatë fjalës së saj në protestë, Hajdari u shpreh se shqiptarët e kanë kuptuar që beteja nuk po bëhet për partitë politike dhe militantët.  Sipas saj, beteja është mes qytetarëve dhe Ramës me oligarkët e tij

Teksa vija këtu, eca me disa qytetarë që historikisht e kanë mbështetur Partinë Socialiste dhe ata janë sot në shesh. Doja t’i përshëndesja ata dhe të gjithë si ata të cilët e kanë kuptuar që beteja që kemi sot, nuk është beteja mes partive politike, militantëve, beteja është e shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër, me në krye Edi Ramën.

Ky klub miliarderësh nuk po zhvat vetëm buxhetin,  burimet natyrore, pronën publike, por mbi të gjitha, është duke zhvatur ëndrrat për një të ardhme më të mirë”, theksoi ajo.

Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë.

Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej