Rudina Hajdari rikthehet në selinë e PD, ka dy fjalë për Berishën: Nuk mund të jetë kryetar, shqiptarët s’duan ofertë të vjetër

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari, pas 3 vitesh mungesë është rikthyer në selinë e PD.

Ajo ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë pjesë e PD, por jo të marrë drejtimin e partisë. Sipas saj tashmë PD-së i duhet një lider i ri, pasi ky i fundit i ka dhënë mjaftueshëm vendit.

“Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor se në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi çfarë ka mundur dhe PD duhet të zgjedhë një ofertë të re”, u shpreh Hajdari.

Lidhur me çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA,  Rudina Hajdari tha për “Report Tv” se kjo është një çështje personale e Berishës, e cila duhet të “izolohet” nga PD.

“Problemi i Sali Berishës me SHBA të ngelet një problem personal që duhet ta zgjidhë dhe të izolohet nga PD, nuk mund ta marrim këtë çështje si kalë beteje për PD që nëse kjo do zgjidhjet dhe zgjidhet dhe marrëdhënia e PD me SHBA, PD ka nevoje për një ekip që zgjidhet nga anëtarësia, është koha të kemi platformën tonë si do zgjidhen hallet e shqiptarëve, janë shqetësime që t’i rikthehemi, e jo të merremi kush është Basha, Berisha, ne duhet të rikthejmë në vlerat që i takojnë, të zgjedhim një ekip të fortë, i kemi premisat për ta bërë përballë një qeveria të korruptuar”, tha ish-deputetja Hajdari.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej