Sa i kushtojnë shtetit shqiptarë të penduarit e drejtësisë? Gazetarja zbulon ‘luksin’ që i ofrohet familjarëve të Nuredin Dumanit: Nga palestrat e paguara nga taksat e shqiptarëve, deri te masazhet e pushimet

Sa i kushtojnë shtetit shqiptarë të penduarit të drejtësisë dhe mbrojta e familjarëve të tij?

Nëse nuk e keni pyetur ndonjëherë veten, tashmë është momenti ta mësoni. Në ‘Shqipëria Live’ është bërë me dije se të gjithë familjarëve të të penduarëve të drejtësisë iu ofrohet mbrojtja nga shteti dhe iu ofrohen të gjitha fasilitet siç do të ishin në kushte normale.

Madje familjarët e të penduarëve të drejtësisë, për shkak të jetesës nën stres dhe kushte jo normale, iu mbulohet edhe palestra, masazhet, plazhet apo pushimet e tjera nëpërmjet taksave të shqiptarëve.

“Për gjithçka në jetën e tyre përgjigjet shteti, që nga banesa, kurse për gjuhen e huaj, nëse kanë fëmijë në shkollë iu mbulohet arsmimi. Pra gjithçka që ka të bëjë me jetesën e përditshme.

Familjarët spostohen dhe iu paguhet pagesa që kanë marrë nga profesioni i tyre. Kjo shumë vjen nga taksat tona. Meqë është një jetë stresuese iu mundësohet të bëjnë dhe palestër, masazhe, plazhe po prapë nga shteti.”- tha Doriana Bezat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej