Sali Berisha dy herë “non grata”; pse nuk po “zgjohet” SPAK-u

Plaku “non grata” pas SHBA-së ka marrë edhe një tjetër goditje nga Britania e Madhe.

Berisha dje para mediave pohoi se emri i tij është në listën e personave të sanksionuar një ditë më parë nga qeveria britanike.

Berisha lexoi letrën e marrë nga sekretari i brendshëm britanik, i cili i ndalon atij hyrjen në Britani, ndërsa zbuloi edhe arsyet e këtij vendimi.

Lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë si edhe korrupsion për pasurimin e tij dhe njerëzve pranë tij, ishin dy arsyet që çuan në vendimin e qeverisë britanike, të cilat Berisha i lexoi para gazetarëve pa iu dridhur zëri dhe pa e vrarë ndërgjegjja- nëse ka.

Ashtu si me SHBA, ai tha se vendimi i qeverisë britanike është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros dhe se do të konsultohet me avokatët e tij për hapat që do të ndjekë.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbreteria e Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në Mbretëria e Bashkuar”, citoi Berisha.

Por tani pas këtyre lëvizjeve nga jashtë, presim lëvizje edhe brenda Shqipërisë.

Pse nuk po reagon “shpresa e shqiptarëve”, SPAK-u, apo është i zënë me gjyqin e Bektash Shtëpënjës dhe marrjen në pyetje të 240 banorëve të fshatit Kozare të Kuçovës për të verifikuar pasurinë e bashkëfshatarit të tyre, për të justifikuar 2 shtëpitë, një garazh dhe një automjet.

E vetmja lëvizje deri tani nga SPAK për Berishën është për dosjen e kompleksit “Partizani” ku është i përfshirë dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që është konfirmuar edhe nga Taulant Balla.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili e akuzon Berishën për grabitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’ gjatë fjalës së tij në Kuvend më 23 qershor, tha SPAK ka filluar procedimin në lidhje me këtë çështje.

“Ky vodhi prona në mes të Tiranës, kompleksin “Partizani”. SPAK-u më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin dhe nesër do i çoj dokumenta shtesë sesi është vjedhur prona e kompleksit “Partizani”, sesi prona nuk i është kthyer pronarëve të vërtetë.”, tha Balla.

Edhe kryeministri Rama ka pasur përplasje me SPAK, për Berishën.

“Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut zgjohuni! Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non grate që i bën karshillëk këtij populli dhe tërë dynjasë, këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë, SPAK-u, askush tjetër. Po delegjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë. Kush e ka lexuar mandatën e SHBA-ve e ka të qartë që i takon drejtësisë në Shqipëri të veprojë mbi atë përfundim të DASH.”, iu drejtua Rama Gjykatës së Posaçme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej