Sali Berisha kërcënon pronarin e ABC News: Kujdes, ndryshe do kesh pasoja serioze

Në daljen e tij të përditshme për mediat, Sali Berisha ka folur edhe për lirinë e medias.

Rama ka kapur të gjitha mediat tha ai.

Dhe duke përmendur disa prej tyre, Berisha ka kërcënuar pronarin e ri të ABC News që të mos bëhet me Ramën, ndryshe do të ketë pasoja serioze.

“Asgjësoi TV Orën, e konfiskoi. Ka çuar aty, një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, Arapin e Zi, Farudinin e Zi. Dhe dikton çdo gjë. Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt.

Pavarësisht se ekspertët faktojnë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta, ky thotë të kundërtën.

Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje pronarëve të ABC, që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze.

Në një kohë gjashtëmujore ai vendos nën terror tri media, që informonin dhe përbënin rrjete anti-censurë.

Nuk them se kanë pasur politika editoriale në favorin tonë, por censurën nuk e pranojnë. Dhe këto ishin një garanci për anticensurë.

Këto dhe jo mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë.

Fjala e lirë po pëson ditët më të zeza që nga koha e diktaturës,” tha Berisha.

Tani ky kërcënon pronarët e mediave në opozitë, imagjinoni të vijë sërish në pushtet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej