Sali Berisha merr goditjen e rëndë, konfirmon vetë publikisht se është shpallur ‘non-grata’ nga Britania e Madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se është shpallur ‘non-grata’ nga Britania e Madhe. Berisha bën të ditur se e kanë njoftuar se nuk mund të hyjë dot në Britaninë e madhe.

“Më njoftuan nga Britania se nuk lejohem të hyj në atë shtet. Mbretëria e Bashkuar më shkruan se kam lidhje me grupet kriminale”, u shpreh ai.

“Në momentin e parë që qeveria e Britanisë do të provojë, jo të gënjejë, një provë dhe fakt korrupsioni, do marr çdo vendim ndaj vetes sime. Në lidhje me shpifjet që bazohet vendimi I Sekretarit të Brendshëm, për akuzën se kam lidhje të qarta me krimin e organizuar, është një akuzë, që nuk është bërë kurrë as nga kundërshtarët e mi dhe as nga një institicion kombëtar dhe ndërkombëtar”, deklaroi Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej