Sali Berisha: Sa të bëhem kryeministër kush ministër vjedh do ta fus në burg, ja ligji që do të miratoj direkt

Sali Berisha ka premtuar që nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, një ndër ligjet e para që do të miratojë është përjashtimi i kreut të qeverisë dhe ministrave nga parashkrimi i veprave penale.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se kushdo që vjedh, duhet të shkojë menjëherë në burg.

Berisha: Ik ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër. Nuk përbën amnisti. Unë publikisht kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kur vjedh, duhet të shkojë në burg. Një nga ligjet që do vendoset është pikërisght ky. Heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat. Ky parashkrim shndërrohet në lak në fyt për qytetarët.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej