Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar t’i druhet arrestimit. Javët e fundit është folur se SPAK do të godasë djathtas dhe Berisha ka filluar t’i paraprijë furtunës që mund të vijë. Në televizionin e familjes së tij, ai ka sulmuar ashpër prokurorët specialë, teksa ka treguar dhe alibinë me të cilëndo të mbrohet në momentin që SPAK do trokasë te apartamenti e tij pranë RTSH. Berisha tha sot se SPAK po kopsit dosjet për figura të opozitës me dokumente false.
“A po merret SPAK me opozitën? Ditë e natë, të merret sa më shumë. Heqin fashikuj, fshehin fashikuj. Bëjnë gati, pastaj u kujtohej fashikujt që kanë fshehur. Që SPAK të hetojë…”, theksoi Berisha.
Më tej ai e pranoi hapur se dosja e tij është bërë gati: “Me mua? Të paktën Engjëll Agaçi dhe Edi Rama kanë dërguar aty me qindra vendime dhe për ato unë i ftoj të marrin çdo vendim timin. Nuk kam asnjë problem. Të hetojnë gjëja më normale. Të falsifikojnë gjëja më e turpshme, më kriminale. Që të hetojmë edhe njëherë, është gjëja më normale. Por të zbatojnë urdhra politikë, ti mbahen orientimeve politike është gjëja më kriminale”.
I pyetur nëse është i sigurt se në SPAK janë falsifikuar dokumentet,. Ai u shpreh i bindur duke treguar dhe një herë se paniku ka filluar të rritet në radhët e familjes së tij. Berisha në të gjithë deklarimet e tij e ka pranuar hapur se në SPAK po kopsitet dosja kundër tij.
“Të sigurt, pa asnjë diskutim. Por duan të nxjerrin këmbën dhe nuk e nxjerrin. I ftoj ta nxjerrin. Nëse ecin në këtë mënyrë, nëse e marrin dosjen. Shkon në Gjykatë të Lartë skapisti dhe merr dosjen e padisë, në Gjykatë të Lartë, ku i interesuari kërkon të çojë Taulant Ballën në Gjykatën Kushtetuese, siç përcakton ligji dhe Kushtetuta dhe skapisti, apo skapistja, e mban dosjen sepse është vegël e Taulant Ballës, që ti mohojë tjetrit procesin e ndershëm gjyqësor që i takon me ligj”, tha ai. Më tej Berisha sulmoi prokurorin Edvin Kondili, i cili mesa duket ka në dorë ndonjë dosje për familjen e tij.