Samir Mane vetë ndërton, vetë shet. Garant del banka që ai ka

Fatkeqësisht shqiptarët kanë krijuar përceptimin se bankat janë hajdutët më të mëdhenj me “kollare”, dhe nuk është se e kanë gabim. Gjithashtu përceptimi është se bankat i fitojnë lekët e tyre duke dhënë kredi afatgjata për blerjen e shtëpive. Kjo është komplet e pavërtetë. Bankierët dhe shefat e tyre si “hiena” që janë, kanë gjetur forma të neveritshme për të rrjepur  një segment konsumatorësh që hyjnë në sipiralen e këtyre grabitqarëve.

Duke patur shtresa dhe segmente të ndryshme konsumatorësh shqiptarë, edhe bankierët (kollarrexhinjtë) zgjedhin taktika të ndryshme. Informacionet thonë se oligarku Samir Mane është i përfshirë në pastrim parash dhe ka dosje nën hetim.

Mane mes shumë strategjive që ka, duket se po përdor shpesh të preferuaren. Vetë ndërton e vetë shet e garant del banka që ai ka. Na sfidoni të nderuar lexues dhe na gjeni një rast të dytë të ngjashëm në Europë.

Se sa ka ruajtur raportet e kërkuara nga ligji mes depozitave dhe interesave, do publikojmë një informacion të detajuar nga Banka e Shqipërisë.

SQARIM: Në vlerësimin tonë bankat në Shqipëri janë hajdutë me “kollare”. E dimë se disa mendje diabolike do përpiqen të përhapin thashetheme: He se për gjoba i bëjnë këto shkrime. Ne i japim fjalën lexuesve tanë se ditën kur të shikoni ndonjë reklamë banke tek ne, do t’i vëmë çelësin portalit. Bëjini “screenshot” nëse mendoni se do ta fshijmë këtë lajm./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej