Sekseri i Gent Shalës dhe Fuat Vjerdhes, Nard Luli ka ndërtuar një kat pa leje. Shteti shqiptar hesht

Të thella janë lidhjet e mafias në SHkodër e Shqipëri, por më e madhe është vendosmëria jonë për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së pisllëqeve të këtyre zagarëve.

SIpas një informacioni të mberritur në SHkodraNews Leonard Lulaj, pronari i firmës së ndërtimit “Sku 07 Construcsion” me NIPT: K77021001G ka ndërtuar një kat pa leje.

Në këtë pallat në mes të SHkodres banon “elita” e qytetit. Gjen tek ky pallat edhe ish-komunarë që merren me drogë, edhe doktorë të korruptuar, edhe përfaqësues qeverie pjesë të krimit të organizuar, edhe gjykatës të korruptuar por edhe gjykatës të shkarkuar padrejtësisht.

Një pjesë e “Elites” na është ankuar se tek pallati i ndërtuar në vitin 2008, papritmas rreth 2 vite më pare i është shtuar edhe një kat pa leje. Dyshohet se sekseri Leonard Lulaj duke përdorur djallëzitë e tij dhe 2 gjykatësat e tjerë Gent Shala dhe Fuat Vjerdha, ja ka dalë të ndërtoje dhe të mos arrestohet.

Nëse nuk besoni që Nard Luli është sekser i Fuat Vjerdhes, kërkojini të hapë kamerat në DHjetor 2022 kur tek lokali i tij “Elita” na premtoi se Fuat Vjerdha do të rregullojë një gjyq por nuk pranojnë 2 gjykatësit e tjerë. Nëse nuk na beson,i pyesni avokatin Apollon Haxhi i cili na tha që e takova Fuatin dhe e ke të kryer atë punë.

Ndërsa në lidhje me pazaret e Nardit me Gent Shalen, emërimin e gruas se tij Yllka Lulaj (Rupa), si dhe pazaret e Genta Shalës me Fuat Vjerdhën tek Bar Restorant Marku në Tarabosh do të flasim në vijim./SHkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej