Sekuestrohen 20 kallëp tritoli në Fushë Krujë, në pranga një person

Policia e Vorës ka finalizuar operacionin “Explode”, duke sekuestruar 20 kallëp tritol, ndërsa ka vënë në pranga një person.

Policia bën të ditur në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi Ndue Malqi, 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së Malqit., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik”, njofton policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të Urës së Gjolës, po lëvizte një shtetas që dyshohej se kishte lëndë eksplozive, në çantën e tij, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explode”.

Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik”, njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej