“Serbatori ishte i hapur”, flet bashkëjetuesja e 27-vjeçarit që humbi jetën në atentatin me tritol: Aleksandri e pa dhe nuk u shqetësua, e rregulloi dhe…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar dy ditë më parë në Tiranë, ku humbi jetën Aleksandër Sadikaj pas një tritoli që iu vendos në makinë.

Është zbardhur edhe dëshmia e bashkëjetueses së 27-vjeçarit. Ajo është shprehur se Sadikaj e vuri re që sabratori kishte një dëmtim, por që nuk i kishte dhënë rëndësi.

“Me Aleksandërin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre.

Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka për ngjarjen e ndodhur”,ka thënë ajo, thuhet në dosje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej