“Shalqi 30 mijë lekë”, Braçe reagon i revoltuar për menunë e çmimeve në Borsh: Kjo është çmenduri, po i boshatisni plazhet

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar sërish sot çmimet e larta në jug të vendit. Deeputeti socialist ka publikuar menunë e një restoranti në Borsh, shihet se shalqi për 4 persona kushton 3000 lekë, ndërsa pjepër për 3 persona kushton 2000 lekë.

Sipas tij kjo vjen pasi në restorante  e lokale nuk priten fatura dhe kupona, ndërsa shton më tej se çmimet e larta sjellin boshatisjen e plazheve në jug, si dhe bllokimin e tregut të frutave e perimeve.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

KJO ESHTE NJE MENU NE JUG,

BORSH ME QARTE;

SHIHENI:

SHALQI PER KATER PERSONA

3000 LEKE;

PJEPER PER TRE PERSONA

2000 LEKE.

Une uroj te jete gabim, sinqerisht,

edhe pse kur shoh cmimet e tjera,

nuk me duket qe ka gabim.

PRA, NDRYSHE, KJO ESHTE CMENDURI!

Me cmimin e sotem,

5 LEKE PER KILOGRAM, NJE SHALQI ME PESHE 10 KILOGRAME, KUSHTON 50 LEKE;

Nje shalqi me kete peshe mjafton per kater persona.

Pra nje SHALQI ME CMIM 50 LEKE TE SHITET PER 300 LEKE ESHTE POSHTERSI, ME 3000 LEKE ESHTE CMENDURI!

Une e di nga vjen kjo;

ARSYEJA ESHTE MOSPRERJA E FATURAVE, KUPONEVE FISKALE E KESHTU ME RRADHE!

Me to, as ma merr mendja se do ishin keto cmimet.

Ne fund, ju ne JUG, mos thoni “PLAZHET JANE BOSH”!

Po i zbrazni JU!

Jo vetem kaq, POR ME CMIMET TUAJA, PO TAPOSNI, BLLOKONI TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej