SHBA nis “gjuetinë” për të korruptuarit në Shqipëri, zyrtari i DASH që ka në dorë listën e “non gratave” tregon si po asistohet SPAK për të shkuar te krerët e politikës

Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew pritet të shkaktojë “tërmet” tek pushtetarët e lartë shqiptarë të korruptuar.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur “gjuetinë” për “kokat e mëdha” që janë të përfshirë në afera, duke dhënë sinjale të qarta se paprekshmëria ka marrë fund.  Lufta ka nisur dhe zyrtari, i DASH që ka në dorë listën e “non gratave”do ta fillojë pikërisht me Evropën dhe Ballkanin Perëndimor.

Në shtator, Nephew do niset në një tur ku do të mbajë konsultime me vendet partnere për dy javë. Gazeta ka mësuar se amerikanët po përgatiten për një aksion të madh dhe përveç sanksioneve që do të ndërmarrë SHBA ndaj personave të zhytur në korrupsion, mësohet se do të angazhohet vetë Sekretari i Shtetit, në goditjen e korrupsionit brenda secilit shtet. SHBA do të ndërmarr programe të reja duke shtuar mbështetjen për prokurorinë dhe gjykatat.

Sinjalet e qarta nga zyrtari i DASH

“Një nga takimet e para që kam pasur kur e kam marrë këtë pozitë ka qenë me Prokurorin Special të Shqipërisë si dhe me disa prej zyrtarëve të tij. Ishte shumë e qartë për mua, që në atë diskutim, se Shqipëria është një partner i rëndësishëm ndërsa ne kemi disa programe për ndërtimin e kapaciteteve kundër korrupsionit si dhe kemi disa aktivitete të tjera që janë duke u mbajtur me Shqipërinë”, tha i emëruari i qeverisë amerikane për luftën globale kundër korrupsionit. Pra, zyrtari i DASH zbuloi se SHBA do të ndërmarrë programe të reja duke shtuar mbështetjen për prokurorinë dhe gjykatat. Mesazhi është i qartë dhe paralajmërohet se SHBA do të vijojë të marrë sanksione ndaj të korruptuarve.

Drejt SHBA niset një tjetër grup prokurorësh special

“Kemi disa aktivitete të tjera që janë duke u mbajtur me Shqipërinë, tha koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global. Gazeta ka mësuar se drejt SHBA, pas kreut të SPAK dhe BKH, do të SHBA niset një tjetër grup prokurorësh special Grupi i parë, u nis më 6 gusht, ku nisën trajnimin disa javor. Hetuesit udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zyrat qendrore të FBI në Virxhinia. Trajnimi nga Byroja Federale e Investigimit është pjesë e formimit të oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më herët ata kanë përfunduar trajnimin nga antimafia italiane. Tani radha për trajnim është e një tjetër grupi prokurorësh special.

Sinjalet për arrestime të bujshme

Në qendër të vizitës në SHBA, u theksua qartë se fokusi do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe  kjo lëvizje e amerikanëve  për SPAK dhe BKH vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme gjatë korrikut ka marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë koncesionet në shëndetësi, apo për abuzime të dyshuara në tenderë publikë. Por më kryesorja është situata e “non gratave”. SPAK është shprehur qartë më parë se në momentin që Ambasada e SHBA do të vërë në dispozicion të tyre të dhënat dhe indiciet për përfshirje të tyre në korrupsion, ata do të nisin hetimet.  Pra, shtatori do të jetë i nxehtë.  Dhjetëra dosje të rënda pritet të “shpërthejnë” nga drejtësia e re që po merr udhëzime ditët e fundit në Uashington. SPAK ka disa padi ku po hetohen me intensitet, si dosja për ish-kryeministrin Berisha, për disa ish-ministra dhe ministra, sikurse edhe një dosje për ish-presidentin Meta dërguar nga një ish-deputet i PD, por dosja që do të tronditë politikën shqiptare është ajo e inceneratorëve. Si përfundim, koha ka ardhur dhe me asistencën amerikane, SPAK do të nisë reprezaljen ndaj të korruptuarve dhe kriminelëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej